• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

STUDIMI/Gjendet herbicid tek birra, të përfshira Beck’s, Paulaner, Bitburger etj

Disa marka birrash gjermane përmbajnë herbicid glifosat. Herbicidi është një lloj substance që përdoret për bimët kundër infeksioneve ose baktereve. Siç raporton “Il Messaggero”, sipas analizave të Institutit për ambientin në Monako, është arritur në përfundimin se kjo substancë gjendet nga 0.46-29.74 mikrogramë për litër tek birrat. Ky rezultat doli pasi u testuan 14 marka të ndryshme birrash. Herbicidi klasifikohet si kancerogjen për njeriun. Bashkësia e birrarisë gjermane dha edhe një deklaratë ditën e sotme. Markat mbi të cilat janë bërë analizat për glifosat janë: Beck’s, Paulaner, Warsteiner, Krombacher, Oettinger, Bitburger, Veltins, Hasseroeder, Radeberger, Erdinger, Augustiner, Franziskaner, Konig Pilsener e Jever.

1573167_birra_1