Duhet ta pranojmë, në botë ka më shumë karta “sim” se njerëz. Kështu rezulton sipas të dhënave të “Mobility Report” të Ericsson për tremujorin e dytë të vitit 2017. Përhapja e shërmbimit telefonik ka arritur shifrën 103% me një rritje prej 6% në vit. Sot janë të regjistruar 7.7 miliardë profile telefonike (92 milionë më shumë nga tremujori i parë). Këto janë të dhëna që të lënë me gojë hapur duke ditur që e gjithë popullsia e botës është 7.4 miliardë./ revistawho.com