• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë

Studimi, ja pse adoleshentet i dërgojnë foto nudo meshkujve

Një studim i kryer në Australi, ka treguar se mbi 50% e vajzave adoleshente ndihen në presion për të dërguar foto nudo tek të dashurit e tyre…por i dërgojnë. Anketa e femrave nga 15 deri në 19­vjeç, nga grupi global për Zhvillimin Internacional, tregoi gjithashtu se 81% e femrave nuk ishin dakord që partnerët të kërkojnë foto nudo. Organizata intervistoi vajzat e reja për të kuptuar se çfarë mendimi kanë për ngacmimet seksuale në internet. 7 nga 10 vajza pohuan se ngacmimi seksual në internet është endemik. Ndërkohë që një vajzë 18­vejçare, e cila nuk pranoi ta identifikonte veten, bëri thirrje për ngritjen e një grupi për të “goditur’ pornografinë e dhunshme. “Kjo po ndikon qëndrimin e burrave ndaj grave, duke parë këto skena ata mendojnë se janë të pranueshme”, shprehet ajo. Sondazhi vjen pas publikimit të një studimi në vitin 2014­të, ku rezultoi se seksi anal ishte i papëlqyer nga femrat por bëhej nën një lloj presioni nga partneri mashkull. Publikimi i botuar në revistën ‘BMJ Open’, tregonte se seksi anal ishte i përhapur më shumë tek të rinjtë dhe se edukimi mbi marrëdhëniet seksuale për këto mosha ishte shumë i pakët. Dr Cicely Marston, i cili udhëhoqi këtë studim, tha se shpresonte që të ngjallte një debat rreth reciprocitetit dhe konsensusit në çift, për të ulur “teknikat e dhunshme’ apo të rrezikshme gjatë marrëdhënieve seksuale, shkruan “The Independent”.

CLOSE
CLOSE