• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Studimi i fundit zbulon: Ja sa gjumë u nevojitet në ditë për të mos pasur probleme me shëndetin

Duke qenë se të gjithë jemi shumë të fokusuar pas teknologjisë, një pjesë e madhe e jona nuk flenë mjaftueshëm gjumë. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se sa gjumë i nevojitet në të vërtetë një personi të rritur. Në këtë studim morën pjesë dy grupe njerëzish, ata që flinin më pak se 6 orë gjumë dhe ata që flinin më shumë se 8 orë gjumë. Më pas të dy këto grupe u krahasuan me grupin ideal, që flinte 6-8 orë gjumë në ditë. Nga studimi i kryer u zbulua se të dy grupet e marra në studim kishin më shumë shanse të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare. Autori i këtij studimi Dr.Epameinondas Fountas thotë se ne shpenzojmë 1/3 e jetës në gjumë, por një pjesë shumë e vogël e dinë se çfarë impakti ka kjo nevojë biologjike në sistemin kardiovaskular. Studimi zbuloi se si gjumi i pakët ose dhe i tepërt mund të shkaktojnë probleme serioze ne zemër. Gjithmonë duhet ta keni parasyh se nëse flini më pak ose më shumë se 6-8 orë në ditë, do të keni probleme të mëdha me shëndetin tuaj. /revistawho.com