• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Studimi/ Humbni peshë duke konsumuar bishtajoret

Për t’u dobësuar 1/2 kg në javë, duhet që në dietën tuaj të shtoni bishtajoret.

Kështu nëse përfshini si racion të përditshëm 130 gramë bishtajore, ulja e llogaritur e masës është afërisht 0,34 kg.

Ky fakt ka dalë nga një studim i «American Journal of Clinical Nutrition», ku studiuesit kanë analizuar rezultatet e 21 eksperimenteve me një pjesëmarrje prej 940, burrash dhe grash.

Të gjitha ata që kanë ndjekur në mënyrë korrekte udhëzimin për një muaj e gjysmë, kanë humbur mesatarisht rreth 340 gramë në javë.

Kjo vetëm falë konsumimit të vetëm një fakti me bishtajore, pa bërë asnjë sakrificë tjetër në ushqime.

Kështu nëpërmjet studimit, kërkuesit amerikan synojnë që të nxisin popullsinë, që të përfshijë në dietën ditore, ushqime si fasule, bizelet, thjerrëzat, qiqrat, por edhe të sojës, barbunjave dhe llojeve të tjera të legumeve.

Këto të fundit kanë një aftësi të madhe ngopje, që ka dalë nga një tjetër studim i publikuar në vitin 2014, në revistën «Obesity».

Bishtajore, janë produkte me bazë glicemike, që do të thotë se mund të përdoren edhe nga diabetikët dhe janë një zëvendësues i mirë i mishit. Por me avantazhin që nuk shoqërohen me sasinë e yndyrnave të saturuara, që mund të vënë në rrezik sistemin tonë kardio-vaskular.

Pikërisht prej vlerave që legumet kanë, nuk kanë vetëmnjë rol të rëndësishëm në rënien në peshë, por edhe ulin rrezikun e krijimit të sëmundjeve metabolike dhe kadril-vaskulare./tvklan.al