• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Studimi fundit: Njerëzit inteligjentë flenë vonë, bëjnë rrëmujë dhe kanë fjalor të pisët

Ka ekzistuar gjithmonë mendimi që njerëzit e arsimuar nuk përdorin fjalë të pista sepse ata kanë një fjalor të kufizuar. Por, në fakt, ata të cilët nuk përdorin fjalë të pista janë ato fjalori i të cilëve është i kufizuar. Disa akademikë amerikan vendosën të kryejnë një eksperiment interesant: ata kërkuan që njerëzit të kujtojnë sa më shumë fjalë të pista që ata mundnin. Rezultatet ishin befasuese: ata që mund të mbanin mend më shumë kishin IQ më të larta nga i gjithë grupi. Aftësitë oratorike të këtyre njerëzve ishin gjithashtu shumë më të larta sesa ata që njihnin më pak fjalë. Megjithatë, njerëzit inteligjentë janë karakterizuar edhe me një aftësi për të përdorur fjalët e duhura në varësi të situatës, dhe ata gjithashtu e dinë se kur duhet të heshtin. Gjithashtu hulumtimet e bëra në Universitetin e Minesotës dolën në një përfundim intrigues: kaosi në tavolinën e punës e dikujt tregon se ata nuk janë,  vetëm një person i çrregullt, por më e rëndësishmja truri i tyre është i përqendruar në atë që me të vërtetë ka rëndësi. Për më tepër, psikologët janë të bindur se një mjedis i çrregullt shpesh është mënyrë e përsosur për të stimuluar kreativitetin, duke ndihmuar një person për të gjetur ide të reja dhe frymëzuese./revistawho.com