• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Studimet thonë se burrat e gjatë të bëkan të lumtur. Kush ka kundërshtime, të flasë tani ose të heshtë përgjithmonë

Interesat e njëjta, sensi i humorit dhe seksi i mirë janë faktorë që e bëjnë një lidhje të gjatë dhe të qëndrueshme.

Por, sipas studimeve të fundit, të pasurit një burrë të gjatë, e bën gruan shumë më të lumtur. Sipas gjetjeve të bëra, ka dalë se gratë me burra të gjatë, kanë qenë më të kënaqura dhe më të lumtura.

“Megjithëse është ditur se gjatë historisë, meshkujt e gjatë kanë qenë të parapëlqyer nga femrat, për arsye të shumta, nuk është ditur, nëse kjo e ka bërë femrën edhe të lumtur” kanë thënë hulumtues nga Universiteti i Seulit në Kore.

“Dallimi shumë më i madh në gjatësinë e çiftit, është gjetur se lidhet ngushtë me lumturinë e gruas”.

Hulumtuesit kanë nënvizuar se kjo nuk ka të bëjë me ndonjë naivitet të femrës, por se është një gjë që nuk e ka ndryshuar evolucioni. Në të dhënat e 7850 çifteve, është gjetur se gratë më të lumtura, kanë qenë ato me burra shumë më të gjatë.