• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Studim i ri, të pasurit shoqe të shëmtuara ju bën joshëse

Të gjithë duan të duken joshën dhe të jenë të kërkuar nga gjinia tjetër. Për këtë edhe shumica e femrave, por edhe meshkujve kalojnë orë të tëra përpara pasqyrën me qëllim që të duken më të bukur. Studimi i ri i jep fund mundimit tuaj për të qenë joshës. Sekreti i joshjes qëndron tek shoku ose shoqja që keni në krah. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se gjykimet e njerëzve ndryshojnë në varësi të shoqërisë suaj. Në qoftë se ju jeni duke u shoqëruar me dike të shëmtuar, atëherë automatikisht bëheni ju qendra e vëmendjes dhe joshja do të jetë diçka shumë e thjeshtë. Hulumtuesit e Royal Holloway, Universitetit të Londrës u kanë kërkuar të anketuarve të vlerësojnë disa fotografi të ndryshme. Më pas janë pyetur për të gjykuar të njëjtat fotografi por të vendosura njëra në krah të tjetrës. Autori i këtij studimi, Nicholas Furl u shpreh se bota në të cilën jetojmë është e obsesionuar pas të bukurës dhe atraktives, por mënyra sesi ne i perceptojmë këto.