Mbrëmjen e sotme në programin e suksesshëm investigativ të “Canale 5” në Itali “Striscia la notizia”, gazetari Edoardo Stoppa bëri një denoncim të pazakontë. Ai ka udhëtuar në Shqipëri dhe tregoi para 7 milionë teleshikuesve se si kafshët keqtrajtohen në vendin tonë. “Ky është një spektakël i shëmtuar që shihet nëpër rrugë, po të xhirosh në Shqipëri. Ky ariu këtu në mes të rrugës, është lënë vetëm për të tërhequr klientët. Dhe fatkeqësisht situata të tilla ka shumë”, shprehet gazetari./revistawho.com
https://www.facebook.com/Striscia/videos/1925411424347477/