• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Stresi zbulon bashkëpunimin me reperin e huaj: Jam Elita 5 i dytë, hitet e mia nuk vdesin kurrë

Ditën e sotme, Stresi, ka qenë në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv.

Reperi ka folur për ditët e tij në karantinë, por ka zbuluar edhe disa nga projektet e reja. Ai ka treguar se shumë shpejt do të sjellë bashkëpunim me një reper të njohur grek.

“Unë jam Elita 5 i dytë, hitet e mia nuk vdesin kurrë. U bënë 7 vjet nga ‘Love Story’. Kam realizuar një nga bashkëpunimet më të mëdhaja në historinë e karrierës sime, me  reperin grek që ka thyer tabut në Greqi, bashkëpunimi është i kryer”, shprehet Stresi ndërkohë që zbulon se do të ketë edhe një këngë për situatën e krijuar nga koronavirus.