• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Stresi vonon por nuk harron, reperi ka gati projektin patriotik

Tashmë është kthyer në një trend riorkestrimi i këngëve të vjetra shqiptare, duke i risjellë ato në një version më modern për publikun. Duket se një gjë të tillë do të bëjë edhe reperi i njohur Stresi, i cili ka zgjedhur një nga këngët e artistes së mirënjohur, Fatime Sokoli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij personale në ‘Instagram’, ku përveç detajeve nga ky projekt ai nuk ka dashur të zbulojë emrin e këngëtarit me të cilin do të vijë në bashkëpunim.

‘Ju njoftoj dhe kërkoj ndjesë për vonesat e projekteve të mia por më besoni më mirë vonë se sa kurrë. Hera e parë që këndoj një këngë patriotike në jetën time dhe kemi vendosur këngën e Fatime Sokolit me titull: ‘Me krah shqipe nga Tropoja ty këtë kongëKosovë ta knova’, në bashkëpunim me.. ? Suprizëë. Domethënë do ta kthejmë në versionin modern !!! Gjithashtu ju njoftoj se kënga ‘Gun Shot’ del këtë muaj.’-ka shkruar këngëtari.\revistawho.com