• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Stresi vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit, befason me deklaratën e fundit

Sikur të mos mjaftonte gjithë zhurma që bëri ditët e fundit skeçi i moderatores Roza Latit me reperin Stresi, ky i fundit vazhdon të qëndrojë në qendër të mediave me deklaratat që bën.

Së fundmi në Instastory ai ka bërë një tjetër koment, por pa zbuluar shumë.

“Unë për vete e kam rritur vetë. Po ju pyetini njëherë gratë në sa raka janë gjujt pa i marr ju. Budallenj të gjorë”, shkruan ai, duke treguar kështu se ndihet krenar që ish-partneren e tij e ka njohur që në moshë të vogël.

Nuk dihet kujt i është drejtuar Stresi, por kjo mbetet të shihet në vazhdim nëse do të kemi reagime të tjera.