Stresi ka pësuar edhe një tjetër goditje. Shoku i tij, reperi shqiptar që jeton në Zvicër, Loni, e ka tradhëtuar. Ai është shfaqur në një foto me Noizyn, prej ku ka përçuar një mesazh mjaft kontravers, ku bën me dije që tashmë është shok me Noizyn. Noizy dhe Stresi kanë pasur marrëdhënie të acaruara gjithmonë dhe tejet armiqësore, teksa Loni ishte shok i Stresit, madje e priste atë në Zvicër sa herë ka shkonte atje dhe e ka trajtuar atë si vëlla, gjithnjë sipas postimeve në Facebook.
Tani duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Loni si duket është bërë shok me Noizyn, që është tjetër thikë në shpinë për Stresin. /Telegrafi/