Reperi i njohur, Stresi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka ndarë vetë këngëtari në rrjete sociale, me anë të një fotoje në makinë. “U konfirmova pozitiv! Ruani veten, unë po iki menjëherë të vetëizolohem”- shkruan ai. Nga foto duket që Stresi është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ai ka qenë mjaft aktiv këto ditë në rrjete sociale, duke treguar se ka qenë në vende të ndryshme por ende nuk dihet si është infektuar. Kujtojmë se momentalisht ai po shijon suksesin e këngës “Bad Girl” në bashkëpunim me Morena Tarakun.