• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Stresi: Jam larg muzikës, por po krijoj

Këtë verë nuk do të kemi një projekt të ri muzikor prej tij, por vitin tjetër kur të ndërrojë edhe “prefiks” (të mbush 30 vjeç), ai do të kthehet më fuqishëm se kurrë.

Kemi shkëmbyer pak minuta më parë një bisedë të shkurtër me Stresin, i cili na tregoi se nga Franca është nisur për në Rotterdam (Hollandë), duke shijuar pushimet dhe vendet e ndryshme të botës…

Po muzika?! “Normalisht që po më mungon, por di të them që po krijoj gjatë gjithë kohës dhe mendoj që kur të kthehem vitin tjetër, të kem bërë hite të pamenduara më parë”, thotë Stresinjo për Opinion.al.