Janë fotografuar bashkë, kanë fjetur bashkë, po zhvendosen për të bashkëjetuar, epo vetëm të postonin në Instagram kishte mbetur për çiftin J.Lo-Ben Affleck. Sot diva e muzikës në ditëlindjen e saj ka postuar një galeri fotosh dhe në foton e fundit shfaqet me Benin duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre që dikur nuk i venin dot as emër.
Jennifer shfaqet me rrobabanjo, në super formë si gjithnjë teksa Ben e puth plot pasion. Kjo është foto e parë që këngëtarja poston me partnerin duke e bërë kështu lidhjen e tyre zyrtare. Foton e shoqëron me moshën e saj, 52.
Pak ditë më parë gjatë një interviste, J.Lo u shpreh se nuk ka qenë kurrë më mirë në jetën e saj. “Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mire”.