• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme, Lart e poshtë

Stine flet për herë të parë publikisht pas ndarjes: Nuk them që ka mbaruar…

Ditën e sotme kantautori i mirënjohur, Stine, hapi dyert e shtëpisë së tij për emisionin “Pasditja Ime” me gazetarin Eraldo Rexho. Intervista u zhvendos në kënde të ndryshme të shtëpisë, në një pjesë ku Stine kishte të ruajtur të gjitha trofetë nga karriera e tij dhe në studion muzikore.

Gjatë rrëfimit, këngëtari ndau kujtimet më të veçanta që ka nga muzika dhe jeta e tij personale. Stine zbuloi planet e tij për karrierën dhe ndër të tjera raportet me ish-bashkëshorten pas ndarjes. Kjo ishte hera e parë që këngëtari foli publikisht për këtë histori dashurie, që tashmë ka marrë fund, por që sipas tij ende nuk ka mbaruar. “Nuk them që ka mbaruar, apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë do e shikojmë”, – u shpreh Stine.

Ai ka treguar se ngjarjet rrodhën në këtë mënyrë, sepse gjithçka ishte akumuluar për një kohë të gjatë dhe më pas shpërtheu për gjëra fare të vogla. Këngëtari tha se në marrëdhënie është shumë mendjehapur dhe shpesh më tolerant se partnerja. Stine dhe ish-bashkëshortja e tij, Graciela, vendosën të ndahen në fund të vitit që lamë pas. Çifti i njohur janë edhe prindër të një vajze 2-vjeçare të quajtur Estia. /revistawho.com