• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Stinë e re ngjyrë e re! Vajzat e njohura i vënë flakën flokëve

Në verë i duam të çelëta, në dimër të errëta. Nuk është më lajm i ri: ngjyra e flokëve po ndryshon në një hap me stinën, gardërobën, tendencat, modën. E këtë e dinë më mirë se kushdo tjetër personazhet e njohura të ekranit, të cilat herë pas here u duhet të ndryshojnë për të sjellë një pamje të re e për të ndjekur trendet e fundit. Aktualisht ngjyra e flokëve më e preferuar nga vajzat e showbizit shqiptar është ajo karrotë. Duke nisur nga Bebe Rexha, e cila u shpreh se i pëlqen shumë vetja me këtë ngjyrë, Rina e cila i adhuron flokët e saj portokalli, Loredana dhe Dafina, të cilat hera e parë që i shohim kështu e deri tek Anxhela Peristeri dhe Edona Llalloshi që si rrallëherë kanë vendosur të eksperimentojnë me pamjen e saktësisht me këtë ngjyrë. Portokalli, ngjyrë ndryshku, të kuqe, nuk ka rëndësi nuanca, ajo që dimë me siguri është se kjo ngjyrë flokësh është shumë e veçantë dhe i përshtatet më së miri stinës së vjeshtës.