Stilistja Lira Koça ka shkruar një status dedikuar djalit të saj të ndjerë që më 5 mars do të festonte ditëlindjen. “Data 5 mars është një datë e shënuar për familjen tonë. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbace të bardhë do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon. Në 5 mars ora 17:00 tek Sheshi i Sfinksit ju që do të keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të Xhinos, jeni të mirëpritur”, ka shkruar ndër të tjera Lira.
Xhino ishte i riu që kreu vetëvrasje në spitalin Covid 2 pasi u shtrua për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Vdekja e tij bëri bujë dhe tronditi opinionin publik./revistawho.com