Alexander Wang ka hedhur poshtë akuzat për abuzim dhe ngacmim seksual që janë ngritur prej ditësh kundrejt tij. Stilisti me famë botërore foli për ‘New York Times’ ku u shpreh se asgjë nga ato që thuhen për të nuk është e vërtetë.
“Kurrësesi nuk pranoj asnjë nga akuzat që janë bërë publike. Nuk jam përfshirë dhe nuk do përfshihem kurrë në ngjarje të tilla”, tha Wang.
Stilisti zuri faqet e para të mediave më të njohura në botë, pasi në ‘TikTok’ nisi një valë rrëfimesh nga modelë meshkuj dhe trans, të cilët rrëfyen se ishin droguar dhe ngacmuar seksualisht nga stilisti. Shumë prej tyre kanë treguar detaje të ngjarjeve që kanë shkuar deri në abuzim seksual./revistawho.com