Një thirrje e bërë nga aktiviti Ilir Hoxholli për të ndihmuar një familje e cila jetonte në varfëri ekstreme dhe me femijë të sëmurë ka gjet mbështetje të menjëhershme nga SpitaliAmerikan.
Sipas aktivitit të “Dhuro Dashuri”, Ilir Hoxholli, një familje që nga Rrogozhina jeton në kushte të varfërisë ekstreme. Nëna me tre fëmijë kërkonte mbështetje e qytetarëve për të mbijetuar. Djali i vogël (në foto) nuk mund të shkojë në shkollë, pasi është i sëmurë me anemi dhe nga zorra e trashë.
Djali i dytë me nota të mira, rrezikon të humbasë shkollën i sëmurë me shtyllën kurrizore.
Djali i madh ka lënë shkollën e mesme për arsye ekonomike.
E gjithë familja jeton vetëm me 5700 lekë të reja në qytetin e Rrogozhinës.
Thirrjes së Ilir Hoxhollit, i është përgjigjur Spitali Amerikan, i cili përmes Oriela Canos, drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut ka bërë të ditur se Spitali Amerikan do të marrë përsipër shërbimet e nevojshme mjekësore për djalin e sëmurë të kësaj familjeje.