• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Speci djegës, trajtimi i duhur për dhimbjet

Ilaçi i mirë për dhimbjet përbëhet nga frytet e thara të specit djegës (capsicum annum L,. familja Solanaceae), i cili është një bimë barishtore njëvejçare, e kultivuar kudo në vendin tonë.

Droga përmban, kryesisht, alkaloidin kapsaicinë, esencë, pigmente karotinoide(kapsantinë, kapsorubinë), vitamina dhe flavone. Në sajë të kapsaicinës, speci djegës ngacmon lëkurën e cipën që mbulon sipërfaqen e brendshme të aparatit tretës dhe shkakton ndjenjën e të djegurit. Në doza të caktuara nxit rrjedhjen e lëngjeve të stomakut dhe rrit peristatikën dhe diurezën.

Është provuar se pirja e një luge gjelle me lëng speci djegës shkakton një skuqje që vjen si pasojë e qarkullimit më të bollshëm të gjakut, i cili largon në këtë mënyrë lëndët e dëmshme nga trupi.

Në sajë të këtyre vetive, speci djegës përdoret si mjet që hap oreksin, ndihmon tretjen, nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe shton daljen e lëngjeve nga trupi I njeriut.

Nga jashtë, speci përdoret si mjet që ngacmon lëkurën, që rrit qarkullimin e gjakut aty ku vendoset, që pakëson dhembjen dhe ndikon në shpejtimin e shërbimit të sëmundjeve reumatizmale të podagrës dhe në zhdukjen e dhembjeve të tjera të kyçeve.

Nga goja speci djegës mund të përdoret në forma të ndryshme si pluhur, tinkturë, etj.

Në formë pluhuri përdoret 3 herë në ditë nga 0.1 g. tinktura përgatitet duke hedhur në një shishe 10 g spec djegës të thatë ku shtohen 100 g alkool 60°; pas disa ditësh, duke u përzier herë pas here, lëngu kullohet; prej tij pihen 20-30 pika, 2-3 herë në ditë.

Nga jashtë përdoret tretësira alkoolike, e cila përgatitet duke lënë jashtë 6 speca djegës të freskët në 100 g alkool 80° për dy ditë, pastaj lëngu kullohet; me lëngun që fitohet lyhet ose fërkohet sipërfaqja e vendit ku ndjehet dhembja.

Në vendin tonë me spec djegës përgatitet preparati Linimentum. Profarma, i cili jepet pa recetë mjekësore dhe përdoret për fërkim në nevralgji, mialgji, reumatizëm etj.

Ruajtja:

Droga duhet të ruhet me kujdes, sepse ajo thith me lehtësi lagështi dhe shpesh preket nga insektet. Në vende të thata droga ruan veprimin për veprimin për 18 muaj.