• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

“South Outdoor Festival” jo vetëm do bëhet, por sapo u zbuluan disa nga arsyet pse s’duhet humbur

“South Outdoor Festival” rikthehet fuqishëm pas mungesës së gjatë kushtëzuar nga pandemia. Nga Borshi, ditën e djeshme u lançuan zyrtarisht datat e realizimit të tij, që do të jenë 3-6 shtator.

Por jo vetëm kaq, sot u njoftua se ditë plot aktivitete dhe muzikë në natyrë do munden t’i shijojnë nga afër disa fatlumë që do prenotojnë të parët biletën për radhën e parë të festivalit.

E për t’iu bërë të mos e mendoni dy herë vendimin për të qenë në Borsh në fillim të shtatorit, kemi edhe një pjesë nga lista e artistëve të ftuar.

Të premten e datës 3 shtator, do performojë: Jericho, West Side Family, Urban Band, Orgesa Zaimi & Band dhe Dj Boocky.

Të shtunën do jetë: Mahmut Orhan, Offchestra, Urban Band, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha dhe Dj Mickey.

Dhe në ditën e fundit, të dielën, performojnë: Nana Darkman, Eugent Bushpepa, Urban Band dhe Dj Abel.

Me pak fjalë, shihni emrat e mëdhenj dhe kaq mjafton që të merrni rrugën për Borsh në fundjavën e parë të shtatorit.

Ky është edicioni i katërt i festivalit dhe nga eksperienca e viteve të tjera dimë të themi që do kërceni dhe shijoni çdo sekondë. Merrni ata që doni më tepër me vete dhe krijoni kujtime./revistawho.com