• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Sot princ George bën 8 vjeç dhe një ndryshim i rëndësishëm do ndodhë në jetën e tij

Prince George mbush 8 vjeç dhe urimet nga familja mbretërore e shumë fansa nuk kanë ndaluar gjatë gjithë ditës. Nga mbretëresha, tek gjyshërit dhe të afërm, urimet më të ëmbla u bënë bashkangjitur një fotoje të re të princit që në të ardhmen do bëhet mbret i Britanisë. Foto është realizuar nga nëna e tij, Dukesha e Cambridge.

8-vjetori i tij vjen me ndryshime të mëdha, pasi rregullat mbretërore përcaktojnë që çdo djalë i familjes mbretërore në këtë moshë duhet të heqë pantallonat e shkurtra dhe kodi veshjes përshtatet me një të rritur. E thënë ndryshe, paraqitja e Princit nga sot e tutje do jetë shumë më e rritur. Sipas ekspertëve, George do ndjejë një tjetër lloj vetëbesimi vetëm prej mënyrës si do e shohë bota. /revistawho.com