• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Sot në 13 qershor në Kishën e Laçit, në vendin më mistik të shqiptarëve

Pelegrinazhi më i njohur në Shqipëria finalizohet sot në Kishën e ‘Shna Ndout’ në Laç. Ky vend vizitohet nga mijëra njerëz, nga veriu në jug, të çdo feje, pa dallime. Rituali i  13 të martave u mbajt edhe këtë vit dhe sot ka kulmin e saj.

Pelegrinazhi nis në 17 mars që është e marta e parë dhe kulmon të martën e 13-të, që është edhe dita e festës.

Pas pelegrinazhit të kryer për 12 të marta rresht ata grumbullohen në këtë vend të shenjtë për të kaluar natën mes 12 dhe 13 qershorit, datë që shënon edhe kulmin e kësaj ngjarjeje.

Ky vend është pasqyra e tolerancës fetare që kaq shumë e lëvdojnë të huajt në Shqipëri.

Kjo kishë thuhet se është ndërtuar që në shekullim IV-III para krishtit dhe që prej asaj kohe ka kaluar shumë e shumë peripeci. Një prej tyre erdhi nga regjimi komunist që ndaloi fetë dhe çdo liri të individit.

Në vitin 1981, një grup ushtarësh kishin marrë urdhër për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit në kishën e Shna Ndout.

Por dhe pse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët vazhdonin të shkonin. Ata përshkruanin rrugën në këmbë dhe me qirinj në dorë faleshin në rrënojat e kishës.

Ushtarët morën urdhër të rrëzonin gjithçka. Pasi shembën gjithçka në mënyrë krejt të pashpjegueshme, 32 ushtarët mbetën të paralizuar nga mesi e poshtë. Shumë prej ushtarëve u dërguan nga pushteti popullor në Austri për gjashtë muaj e të tjerët në spitalin ushtarak. Të gjithë mbetën me pasoja dhe u ngritën në këmbë vetëm pas një kurimi të gjatë. Fenomeni mbeti i pashpjeguar dhe u vesh me mister. Historia u përhap shpejt dhe mori dhenë. Ishte diçka mistike.

Më tej shumë histori për Kishën i drejtohen mrekullive që besimtarët thonë se bën ky vend. Të sëmurë që janë ngritur në këmë, të paralizuar, njerëz që nuk flisnin e janë bërë mirë pasi shkuan në këtë kishë. Shumë histori që e bëjnë Shna Ndoun, kishën që mbledh shqiptarët./revistawho.com