• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Sot Instagrami na u ëmbëlsua më shumë se kurrë, ja si u festua 1 Qershori nga personazhet e njohur

Sot më 1 Qershor, të gjithë fëmijë po festojnë ditën e tyre, e bashkë me ta edhe prindërit. Mjafton të marrësh telefonin në dorë për të parë se rrjetet sociale janë mbushur me postime urimi për vogëlushët dhe duhet thënë se na u ëmbëlsua dita. Mes tyre ka dhe shumë personazhe të njohur të cilët vendosën t’i uronin publikisht vogëlushët e tyre.

“Njehere puth mamin, njehere babin dhe sot akullorja jone feston e lumtur 1 qershorin!
Uroj qe te gjithë femijet ti kene jetet e mbushura plot dashuri çdo ditë, jo vetem per festen e tyre”-shkruan Rudina Dembacaj krah fotos me Viktorian.

“Shpirtin, zemren, syte plot! Gezuar 1 Qershorin te gjithe femijeve.“E tyre do te jete mbreteria e qiejve”-shkruan Xhensila në fotot me Ajkën e Besin.

“Çdo fëmijë është një lule ndryshe dhe të gjithë bashkë e bëjnë botën një kopësht të bukur. Paçin të gjithë fëmijët e botës shëndet e plot dashuri gjithë jetën. Urime festën”-shkruan Elita në foton ku shfaqet me dy vogëlushët e saj.

“Gëzuar 1 qershorin drita e syve të mi”-shkruan Jonida krah fotos së Emit.

“Gëzuar 1 qershorin lulja jonë e vogël. Mami dhe babi të duan në pafundësi”-është urimi që mori Hera nga mami Rezarta dhe babi Ermali.

“1 qershori im, i cdo dite!”-shkroi Bora krah fotove me Arborin.