Keni nevoj ose doni ëmbëlsi? Epo na besoni që nga sot do e gjeni. Hëna e re do të ndihmojë këdo të marrë iniciativa që do ju ndihmojnë të vendosni dhe të ndryshoni pa probleme. Rreth orë 11:20 të 13 marsit, pra sonte, hëna, dielli, venusi dhe neptuni do jenë shumë pranë shënjës së peshqve, duke hapur siparin e një muaji shumë special. Neptuni sjell dashuri për fantazinë, Venusi jep bukuri dhe harmoni, me pak fjalë shumë mundësi dhe eksperienca të bukura do vijnë këtë muaj.
Kush merr më shumë nga kjo energji? Peshqit, akrepi, gaforrja, demi dhe bricjapi, janë shenjat që do kenë mundësi të ndryshojnë për mirë dhe të kenë një fillim të ri me mirësi dhe respekt për ndjenjat.
Dashi, Virgjëresha dhe Binjakët duhet të mësohen me këtë ‘mood’ të ri të yjeve, megjithëse do donin të kishin diçka konkrete dhe të shpejtë.
Për ujorin dhe shigjetarin kjo është koha ideale për shumë ndryshime, për të pasur ndërveprim të mirë me njerëzit që kanë pranë vetes, kolegë, ose partner.
Luanët duhet të jenë më të butë nëse do duan të ndihmojnë dikë. Ndërsa për ata vetë kjo periudhë do jetë perfekte që të merren me veten, të nisin një trajtim, dietë ose aktivitet sportiv./revistawho.com