Dita e sotme përkon me ditën ndërkombëtare të makarona carbonara. Nën hashtagun #CarbonaraDay po zhivllohen diskutime, po ndahen receta dhe eksperienca me gatimin tradicional të Italisë që është shumë i dashur për të gjithë botën. Edhe këtë vit gjithçka po zhvillohet online, ndërkohë që kompania Barilla i ka dhënë vëmendje edhe historisë që fshihet pas kësaj pjate. Për ata që nuk e dinë mendohet se emri carbonara ka ardhur nga punonjësit e qymyrit në zonën e Lazios dhe Abruzzios, që në italisht njihen si carbonari. Lidhja e tyre me pjatën është fakti që pluhuri i qymyrit kujton piperin e zi që hidhet në gatimin e makaronave.
Të tjerë thonë që carbonara u krijua në shekullin e 19, e më tej ka ide sipas të cilave, ka ardhur si pjatë në Itali gjatë Luftës së dytë Botërore, kur ushtria amerikane solli bacon dhe vezë mes italianëve.
Receta është: vezë, guanciale (proshutë nga faqja e gicit), djath dhie roman dhe piper i zi. Provoni të shtoni ndonjë hudhër ose pana dhe italianët ju kryqëzojnë. Nuk të falin po erdhi puna tek carbonara. Frymëzimin e merrni lehtësisht edhe online.