• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sot e suksesshme në ‘Hollywood’, por si filloi karriera e Bleona Qeretit?

Bleona Qereti është një tjetër shqiptare shumë e suksesshme në ‘Hollywood’. Përveç karrierës në muzikë, ajo gjithashtu ka marrë pjesë dhe në shumë filma, pranë emrave më të njohur të kinematografisë. Edhe pse tani ndodhet në Amerikë, Bleona asnjëherë nuk e harron prejardhjen e saj, sidomos fillimet e karrierës. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku duket në moshë shumë të vogël, me violinë në dorë. Ngjitur me foton ishte dhe një artikull shumë i vjetër, i cili shkruante për pushimet verore dhe aktivitetin e pionerëve, në kohën e partisë së Enver Hoxhës. “Ka nisur pak herët”, ka shkruar Bleona krahas fotos, duke treguar kështu se karriera e saj si këngëtare ka filluar që në kohën kur ajo ishte një fëmijë dhe pjesë e ‘Shtëpisë së Pionerit’. Kujtojmë se Bleona momentalisht është duke xhiruar serialin më të ri ku do të marrë pjesë, ‘Paper Empire’./revistawho.com