• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sot doli epsiodi special i ‘Friends’. Nëse nuk e keni parë akoma ju tregojmë ne çfarë po humbni

‘Friends – The Reunion’ u lançua sot zyrtarisht dhe fansat janë më të lumtur se kurrë. Nëse për seriale të tjera kemi dëgjuar lloj e soj largimesh dhe shumë herë kastet e preferuar të publikut nuk janë bërë bashkë plotësisht, me ‘Friends’ as nuk është diskutuar ndonjëherë që një nga aktorët do mungonte në ribashkimin e shumëpritur. Dhe ja tek i kemi. Kush mundet dhe ka akses mund t’i ndjekë në ‘HBO Max’ e nëse jeni pak të shkathët mund t’i gjeni online në mënyra të tjera.

“Friends – The Reunion” ka një kohëzgjatje prej 1 ore e 43 minutash dhe nuk ka skenar. 17 vite pas finales, dëshira e të gjithëve ka qenë thjesht t’i shikonim bashkë edhe njëherë, shokët që i bënë të qeshin e qajnë për vite me radhë. Specialja hapet me aktorët në shtëpinë ku nisi gjithçka, atë të Monikës dhe Rachel. David Schwimmer, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry shfaqen me nostalgji aty ku asgjë nuk ka ndryshuar, sepse studiot janë njësoj si dikur. Gjithë seria ka në qendër batuta ikonike të serialit, risjellje të disa lojrave dhe momenteve kulminante edhe nëprmjet veshjeve dhe të ftuarve specialë.

Më tej, kur moderatori i njohur James Gorden i pyet aktorët nëse kanë menduar të realizojnë një film, ata përgjigjen njëzëri: JO. “Nuk duam të prishim imazhin dhe kujtimet që kanë fansat me ne. 236 episode janë mjaftueshëm”, shprehen ata duke lënë të kuptohet se kjo është maksimumi që do shohim prej tyre.

Thjesht mos e humbni!/revistawho.com