Ai është një nga balerinët më të mirë shqiptar, i cili e ka zhvilluar karrierën jashtë Shqipërie. Bëhet fjalë për Kledi Kadiun i cili sot në Ditën Ndërkombëtare të Dancit, ka postuar një foto nga fëmijëria e tij. Ajo është realizuar 32 vite më parë në shkollën e Baletit në Tiranë. Sot Kledi Kadiu është një nga balerinët më të njohur në Itali dhe është baba i një vogëlushe me emrin, Lea.