• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sophie Turner zgjodhi që këtë dedikim ta gdhendë në lëkurë

Në korrik të këtij viti, Sophie Turner dhe bashkëshorti i saj, Joe Jonas u bënë prindër për herë të parë me një vajzë që vendosën ta quajnë Willa.

Muajt e parë, dyshja vendosi të mos tregonte asnjë detaj rreth të voglës, madje ata nuk zbuluan as datën e lindjes së saj. Megjithatë një foto e vetme e Sophie-s zbuloi gjithçka pasi ajo mbante në qafë varësen me datën 27.7.2020.

Së fundmi Turner ka vendosur që përveç datës së lindjes të zbulojë dhe tatuazhin e ri dedikuar më të dashurve të saj. Sophie ka bërë tatuazh shkronjën W të vajzës dhe J të bashkëshortit.

Ky veprim i saj i ka emocionuar ndjekësit, që kanë nisur ta shpërndajnë menjëherë foton me tatuazhet në rrjetet sociale./revistawho.com