Sophie Turner ka marrë pjesë në koncertin e bashkëshortit të saj në Madison Square Garden në New York mbrëmjen e së enjtes. Audienca ishte e mbushur me fansa të cilët bërtisnin të ekzaltuar, ndërsa në rreshtin e parë ishte Sophie e cila dukej më e emocionuar se kurrë.
Në momentin kur Joe Jonas u ngjit në skenë së bashku me 2 vëllezërit e tij, Turner zgjati dorën për të takuar partnerin e saj. Ky moment nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve të cilët kanë vënë re dashurinë e madhe të çiftit edhe në publik. Kjo nuk është hera e parë që dyshja shpreh edhe në dalje publike interesin e tyre të madh për njëri-tjetrin./revistawho.com