Burrat e lagjjes i kthehen kundër Kemalit dhe shkojnë në shtëpinë e tij. Mesude mbron Kemalin dhe u thotë se ai është i pafajshëm. Burrat sulmojnë me gurë shtëpinë e Mesudes dhe Kemalit dhe kërkojnë që ata të largohen nga lagjja. Busra plagoset pasi një prej gurëve i bie në kokë. Mesude ia vë fajin Ejlylit për këtë që ndodhi. Ejlyl tmerrohet kur mëson çfarë ka ndodhur dhe shkon në spital. Busra i lutet Ejlylit të heqë denoncimin ndaj Kemalit por ajo nuk pranon. Meral telefonon Ihsanin dhe e kërcënon për vrasjen e Seherit. Songyl dyshon se Meral po kurdis diçka. Vajzat shqetësohen për Meralin por kjo e fundit nuk i tregon asgjë për planin e saj. Fqinjët bojkotojnë dyqanin e Kemalit dhe nuk blejnë më asgjë. Toprak dënon Gynejin dhe Mertin të pastrojnë para të gjithë shkollës. Nazan mëson se Defne nuk ka asnjë rol në shfaqjen e shkollës. Defne i kërkon Songylit t’ja japë asaj rolin por ajo nuk pranon. Defne kërcënon Songylin se do tregojë në shkollë që Ejlyl është ngacmuar seksualisht nga njerku. Songyl sakrifikon rolin e saj për të shpëtuar Ejlylin./revistawho.com