• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Songyl ndryshon tërësisht pamjen e saj, ja ç’do ndodhë nesër në “Lule të vetmuara”

Serkan kritikon të ëmën kur mëson se Mesude punon ende në shtëpinë e tyre. Neriman këshillon Kaderin mos ta ndihmojë Banun. Defne bëhet xheloze kur sheh Xhemren dhe Gokhanin duke biseduar dhe mëson se nëna e tij është sëmurë. Gynej i përplas disa të vërteta në fytyrë Songylit para klasës. Serkan, Gynej dhe Xhenk marrin masë disiplinë nga shkolla. Një vajzë mashtron Kemalin dhe i vjedh makinën. Ejlyl dhe Xhemre i japin para Kaderit për të ndihmuar Banun. Songyl dhe Gynej lënë takim. Songyl me këshillën e Meralit vendos të ndryshojë pamjen e saj. Feride dhe Toprak pajtohen. Defne i tregon të ëmës se e pëlqen Gokhanin dhe i kërkon të ndihmojë nënën e tij. Songyl shkon me një pamje të re në takimin me Gynejin dhe e lë këtë të fundit të habitur. Defne puth Gokhanin për ta bërë xheloze Xhemren./revistawho.com