Defne vazhdon me talljet e saj ndaj Songylit dhe kërkon ta turpërojë në mes të klasës. Songyl nuk ia përton Defnes dhe tenton ta rrahë. Nazan sheh të gjithë skenën dhe i kërkon falje Songylit në emër të Defnes. Ajo i thotë Songylit se babai i saj është i pafajshëm. Defne i hakërrehet të ëmës. Nazan kërcënon Kemalin. Kemal bën një plan për të fituar para duke përdorur Mesuden dhe Ejlylin. Mesude e nxjerr nga shtëpia Kemalin. Banu sheh të gjithë skenën dhe i tregon Kaderit. Kader i tregon Ejlylit por kjo e fundit nuk e beson dot. Songyl e fal të atin dhe pajtohet me të. Feride vazhdon të bëhet xheloze për afrimitetin e Toprakut me Ozlemin. Ejlyl gëzohet kur mëson se e ëma është ndarë nga Kemali./revistawho.com