• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sokol Balla rikthehet Drejtor Informacioni në Top Channel

Drejtuesi i “Top Story” Sokol Balla mbante dikur detyrën e Drejtorit të Informacionit në Top Channel. Mirëpo vala e ndryshimeve të mëdha në këtë televizion, e ka rikthyer Ballën në detyrën e vjetër. Burime pranë Top-it bëjnë me dije se Drejtori i Informacionit të deritanishëm Bledar Zaganjori është zëvendësuar në detyrën e tij nga Sokol Balla. Duke parë lajmet më të fundit që vijnë nga një prej ekraneve më të rëndësishëm në vend, duket se do të kemi sërish të reja, deri në vendosjen e “qetësisë” sipas direktivave të Drejtoreshës së Përgjithshme e cila sapo ka marrë detyrën, Vjollca Hoxha.