• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sofia Richie largohet nga seritë e ‘KUWTK’, fansave nuk i shpëton ky detaj qe shpjegon gjithçka

Ditën e djeshme mediat e huaja zbuluan se modelja 21-vjeçare, Sofia Richie nuk do të jetë më pjesë e serive të ardhshme të serialit ‘Keeping Up With The Kardashians’, për shkak se dëshiron që t’i dedikojë kohën e duhur aktrimit kur të jetë momenti.

Ky vendim i habiti të gjithë, ndërsa sot fansat e ‘zjarrtë’ të klanit ‘Kardashian-Jennner’ vunë re Sofia nuk e ndjek më në ‘Instagram’, ish-partneren e të dashur të saj aktual, Kourtney Kardashian.

Të gjithë kanë spekuluar se midis vajzave ka ndodhur një përplasje, duke qenë se ato kanë qenë gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe Scott Disick. Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur midis tyre, megjithatë kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim.

Kujtojmë se Kourtney dhe Sofia kanë udhëtuar bashkë në udhëtimet që familja e famshme ka organizuar, por duket se ky raport i përket të shkuarës tashmë./revistawho.com