Nuk ka shumë ditë që reperi Skivi ka lansuar këngën e tij me të re të titulluar ‘3she’.
Mirëpo, menjëherë pas publikimit, kjo këngë ka nisur të komentohet edhe për anën vizuale.
Madje, reperi ka postuar një fotografi në Snapchat në të cilën shihet një femër nga ky klip e të cilën e quajti ‘loçka’ dhe shkrimi i lënë brenda fotos bëri të përflitet për një lidhje mes tyre.
I kontaktuar nga Gazeta Express, Skivi ka mohuar një gjë të tillë.
“Jo, nuk jemi në lidhje, ajo është një vajzë që ka qenë në klip mirëpo ka qenë edhe në ‘Playboy’, më ka pëlqyer fotografia dhe e postova në Snap, nuk ka asgjë më shumë në këtë mes” ka thënë reperi.
I pyetur për statusin aktual, ai nuk ka dashur që të flas për këtë pjesë duke e konsideruar si tejet private./Gazeta Express/