• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Lajme

Skena më e rrezikshme e “Mision i Pamundur” është xhiruar, Tom Cruise tregon 6 sekondat e ‘tmerrit’

 

Aktori me famë botërore, Tom Cruise ka nisur xhirimet për episodin e radhës të “Mission Impsible Fallout”. Sërish është ai protagonisti dhe skenat në serinë e filmit aksion më të diskutuar në botë vazhdojnë. Jeta e aktorit në këtë film është vënë përsëri në rrezik, në skenën më të vështirë që i duhej të xhironte. Bëhet fjalë për një hedhje me parashutë nga 7.6 km lartësi nga toka.

Skena është xhiruar në muzg dhe ka qenë vetëm një fragment prej 3 minutash ai që duhej të filmohej. Gjatë gjithë eksperincës, Tom Ka dashur të jetë i vetëdijshëm, prandaj ka kërkuar t’i vendoset një maskë për frymëmarrjen. Kameramani që e ka xhiruar ka qenë disa herë në rrezik të përplasej me aktorin në ajër, por ja kanë dalë. Kjo skenë zgjat vetëm 6 sekonda në të gjithë filmin, por Cruise nuk ka nguruar ta realizojë, madje në fund të videos duket shumë i lumtur./revistawho.com