• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO

“Skandali në ‘Kënga Magjike'” / Përgjigjet Ardit Gjebrea: Ka 15 vite që ndodh kështu… (EKSKLUZIVE)

Dita e sotme përfshiu “Këngën Magjike” në një skandal, që vetëm i tillë nuk mund të quhet… Sipas një investigimi të lajmi.net, këngëtari nga Maqedonia – Berkan, u bë pjesë e finales, megjithëse ai nuk kishte mbledhur pikët e nevojshme nga kolegët për të qenë pjesë e këtij klasifikimi.

Sipas këtij burimi këngëtari që qëndronte në vendin e 21-të ishte Devis Xherahu, ndërsa Berkani renditej i 33-ti, kësisoj finalja nuk i takonte atij. Por e vërteta është larg kësaj. Sepse kjo praktikë nuk është hera e parë që ndiqet në “Kënga Magjike”. Edhe në edicionet e mëparshme, çmimet e televizioneve “Klan” dhe “RTV21” i kanë marrë emra që jo domosdoshmërisht i kanë mbledhur pikët e nevojshme për të mbërritur në finale. Një rast i tillë ka qenë ai i këngëtares Big Mama dy edicione më parë, e cila është shpallur gjithashtu fituese e çmimit “RTV21”, apo i Shpat Kasapit një vit më parë.

RevistaWho.Com” kontaktoi sot me krijuesin e patentës së “Kënga Magjike”, showman-in Ardit Gjebrea, i cili i përgjigjet kështu akuzave të ngritura ndaj festivalit që ai drejton:

“‘TV Klan’ dhe ‘RTV21’ mund të zgjedhin për finalen (njësoj siç bëri edhe juria “New Artist” këtë vit) cilindo nga artistët që ata mendojnë. Ka 15 vite që ndodh kështu. Herë e kanë zgjedhur nga ata që kanë votuar artistët për finale, e herë jo”, – thotë Gjebrea.

“Nëse memoria nuk mban as edhe 1 vit, të paktën investigimi të jetë ndonjëherë pjesë e punës. Sa qesharake kur sheh njerëz që bërtasin: E gjetaaaaa! Ndërkohë që ka 15 vite që është aty”, – ka vijuar producenti i festivalit me më shumë ndikim në trevat shqiptare në një komunikim ekskluziv për “RevistaWho.Com“.