Një prej aktorëve më të njohur turk, Ozan Guven akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz. Ozan Guven është i njohur në Shqipëri prej rolit të Rustem Pashait në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. Mediat turke kanë publikuar fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak. Sipas të dashurës së aktorit dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll. E dashura e Guven ka deklaruar se e ka denoncuar aktorin i cili sipas saj e ka dhunuar për 1 orë. “Bulutsuz është dhunuar pasi ka reaguar ndaj sjelljes së papërshtatshme të Guven. Këtë e tregojnë shenjat në fytyrë dhe trupin e saj”-tha avokati. Sipas denoncimit, Bulutsuz dhe Guven shkuan në shtëpinë e miqve të tyre pas një drake në restorant. Guven më pas filloi të qortonte të dashurën e tij në sy të të gjithëve, kur ajo nisi të fliste për ish-të dashurin e saj. Më pas çifti shkoi në shtëpi ku u rihap sërish kjo temë dhe nisi dhuna fizike. Guven tregon se aktori nisi të thyente objektet në shtëpi dhe e ndaloi të largohej kur ajo tentoi. Guven i ka mohuar akuzat duke deklaruar se në fakt ishte ai që ka pësuar dhunë. Edhe aktori ka denoncuar gjithashtu të dashurën. “Deniz Bulutsuz ka kërcënuar Ozan Guven duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën”-tha avokati i aktorit.