• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Skandal në Miss Univers 2015, prezantuesi gabon emrin e fitueses (video)

Pia Alonso Wurtzbach nga Filipinet është shpallur Miss Univers 2015. Në spektaklin madhështor që u zhvilluar në Las Vegas ku morën pjesë konkurrente nga 80 vende të botës, pati një mister në momentin e kurorëzimit. Në fillim u duk sikur fitoi për herë të dytë Miss Kolumbia. Adriana Gutierrez Arevalo kishte vënë kurorën e fitueses dhe po përshëndeste publikun në lot për fitoren, kur prezantuesi Steve Harvey u kthye në skenë dhe kërkoi falje, duke thënë, që e kishte lexuar gabim emrin në zarf, transmeton “Balkanweb”. Harvey ka pranuar gabimin dhe ka ftuar në skenë Miss Fillipinen, e cila s’po e besonte atë që kishte ndodhur. E treta doli Miss Amerika OIivia Jordan.

https://www.youtube.com/watch?v=ySCND_ScGfA&feature=youtu.be