Një tjetër skandal ka pushtuar ‘Hollywood’, pasi një sërë mesazhesh që pretendohet të jenë shkruar nga aktori Armie Hammer tregojnë fantazitë e tij për përdhunim dhe kanibalizëm. Aktori i njohur do të luante shumë shpejt si protagonist në ‘Shotgun Wedding’ filmi më i ri i JLo, por pasi plasi skandali, ka hequr dorë i detyruar nga rrëmuja që ka zaptuar jetën e tij personale.
Vetë aktori ka reaguar për herë të parë për ‘TMZ’, duke u shprehur: “As nuk kam ndërmend t’ju përgjigjem talljeve, por në këtë valë sulmesh online kundra meje, nuk mundem t’i lë vetëm fëmijët e mi për 4 muaj dhe të iki për të xhiruar një film në Republikën Domenikane. ‘Lionsgate’ më ka suportuar dhe jam mirënjohës për këtë fakt”.
Hammer u bë personazhi më i përfolur ditët e fundit pasi disa mesazhe që mendohet se janë dërguar prej tij tek femra të ndryshme kanë përmbajtje që tregojnë fantazitë e tij ekstreme seksuale.
Jeta private e aktorit ka zënë më herët faqet e para të mediave, kur deklaroi se i pëlqente të ishte dominant në sex, por pasi u mnartua dëshirat e tij u zbutën pasi nuk mund t’i bënte veprime si kapja e flokëve apo vendosja e duarve në fyt gruas së tij./revistawho.com