Një nënë sjell në jetë fëmijën më të shëndoshë regjistruar deri më tani. Ngjarja ka ndodhur në Indi ku e reja 19-vjeçare nëpërmjet lindjes çezariane solli në jetë fëmijen me peshën që çuditi të gjithë duke u bërë lajm në gazetat ndërkombëtare.
Bebi peshon 6.8 kg, duke mahnitur të gjithë stafin e mjekëve të pranishëm në lindje. “Këtë peshë një fëmijë e arrin në muajin e gjashtë. Është një mrekulli, pasi ky ëshë fëmija më i shëndoshë i lindur në botë dhe jo vetëm në Indi”- ka deklaruar njëri prej doktorëve.