Dy viktima dhe 96 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit. Kanë humbur jetën një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një 63-vjeçar nga Elbasani. Në Spitalin Infektiv situata është shumë serioze, ku janë 90 të shtruar, 10 prej tyre në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.