Tea ka pranuar të flasë për herë të parë për ndarjen e bujshme nga Bearti në një rrëfim në aplikacionin e “Përputhen”. Ish-konkurrentja ka reaguar se arsyeja e ndarjes së çiftit të shumëkomentuar ishte xhelozia.
Sipas Teas, Bearti shfaqte pasiguri në marrëdhënien e tyre dhe qëndronin gjatë gjithë kohës bashkë, aq sa ajo kishte hequr dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar atij.
Tea e ka quajtur “toksike” marrëdhënien e tyre dhe ka deklaruar se xhelozia e Beartit shkonte deri aty sa e ndiqte nga pas.
Ata i dhanë fund në Stamboll ku zënkat kishin arritur kulmin dhe atmosfera e festës ishte kthyer në një atmosferë urrejtje. Në fund Tea pranon se me Beartin ka përfunduar gjithçka dhe nuk ka më rikthim.