• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sipas të famshmeve shqiptare këto veshje nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj këtë vjeshtë

Me ardhjen e tetorit të gjitha vajzat përgatiten për ndërrimin e garderobës, për të zëvëndësuar veshjet e verës me ato të vjeshtës. Çdo vit tendencat e modës ndryshojnë, ndaj nuk është një punë aq e lehtë gjetja e rrobave të duhura që do të na shoqërojnë gjatë gjithë stinës. Ndonëse nuk mundemi të ndjekim sfilatat më të fundit të markave të njohura, mjafton të shikojmë fotot e vajzave të famshme për të kuptuar çfarë duhet të veshim këtë sezon. Të famshmet shqiptare pak nga pak kanë nisur të na prezantojnë trendet më të fundit, të cilat duhet t’i kemi parasysh për t’u dukur sa më bukur gjatë vjeshtës. Nëse ju hidhni një sy fotove të tyre të publikuara në rrjete sociale do të shihni se ka disa veshje që mbizotërojnë. Për t’u dukur gjithmonë stil këtë vjeshtë duhet të keni patjetër në garderobë një xhaketë të zezë ose bezhë, sepse janë ngjyra bazike që mund të kombinohen me çdo gjë. Mund t’i vishni me xhinse, me pantallona klasike apo fustane, kjo është një zgjedhje që mbetet në dorën tuaj.

Përveç tyre duhet të keni patjetër dhe diçka në material lëkure, qoftë një fund një kostum, apo pantallona. Lëkura duket gjithmonë bukur në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, ndaj duhet ta keni parasysh të blini diçka në këtë material.

Në garderobën tuaj nuk duhet të mungojë edhe një kostum në ngjyrë rozë, sepse duket se këtë sezon është shumë trend. Në përgjithësi kemi parë se që prej vitit të kaluar kostumet serioze janë shumë të preferuar, prandaj bëni mirë ta bëni dhe një tillë pjesë të veshjeve tuaja. /revistawho.com