Marrëdhënia e Kate Middleton dhe Meghan Markle ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes të mediave, pasi thashethemet për ‘sherr’ midis tyre kanë filluar që në momentin kur Meghan u bë pjesë e familjes mbretërore. Së fundmi, u tha se dukeshat ishin duke u shtirur në paraqitjen e tyre të fundit në ndeshjen e Princ William dhe Harry, kjo për të gënjyer mediat në lidhje me marrëdhënien e tyre, por sipas specialistëve të gjuhës së trupit, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Në një moment, Kate afrohet tek Meghan, duke treguar kështu interes tek ajo, ndërsa në një moment tjetër, dyshja shfaqet duke buzëqeshur dhe duke shijuar momentin. Sipas specialistëve, trupi dhe gishtat e tyre duken shumë të relaksuar, aspak në tension./revistawho.com