• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla

Sipas shkencëtarëve miqtë ndikojnë në peshën tuaj, zbuloni arsyet pse

Është e frikshme, e dimë, por totalisht e vërtetë. Miqtë, i dashuri, shoqja e motrës dhe vetë motra ndikojnë në peshën tuaj. Si çdo sëmundje tjetër e ngjitshme, sekreti është parandalimi. Ja disa nga arsyet.
– Nicolas A. Christakis dhe James H. Fowler kanë bërë një kërkim me 12,000 të rritur dhe lidhjet e tyre shoqërore. Për këtë, krijuan një hartë dhe pika që përfaqësonin njerëzit dhe njohjet e tyre. Arritën në përfundimin që kur një pikë bëhej më e madhe, ose thënë ndryshe më e shëndoshë, pikat rreth tij bënin të njëjtën gjë.
– Përqindja që ju të shëndosheni kur shoqja/shoku juaj shëndoshet është 57%, 40% nëse shëndoshet motra juaj dhe 37% partneri/ja.
– Kuptohet që ju nuk mund të kaloni në obezitet vetëm se kaloni rrugën me një person të shëndoshë. Sipas studimeve, kjo “sëmundje” arrin deri në 3 gradë ndarjeje. Pra nëse miku i mikut të shokut tuaj kalon në mbipeshë, kjo nuk do ndikojë tek ju sepse ndarja sociale është shumë e gjerë.
– Studimet tregojnë se nëse dy persona janë shumë të lidhur, ato mund të marrin kile edhe në janë me milje larg. Kanë të njëjtën përqindje rreziku, sikur të jetonin afër.
– Njerëzit mendojnë se është në rregull të jesh mbipeshë nëse dhe personat rreth tyre janë mbipeshë. Kjo ndodh sepse ne krijojmë një ide mbi përmasat ideale trupore në bazë të atyre që shohim rreth nesh.
– Sigurisht kjo “sëmundje” nuk është e vetmja arsye. Ndodh nga mungesa e aftësisë fizike, mosushqyerja e mirë, ilaçet apo mund të jetë dhe gjenetike. Ky studim tregon vetëm për arsyet sociale se pse ne nuk i kushtojmë vëmendje trupit tonë dhe nevojave të tij.